Përleshje në burg, 10 të vdekur dhe 16 të plagosur, mes viktimave edhe një fëmijë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Sinaloa, 09 tetor, Zhurnal.mk – Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një përleshjeje në burgun “El Castillo”, në qytetin Mazatlan, në shtetin e Sinaloas të Meksikës, raportoi “Reuters”.

Ngjarja ndodhi dje gjatë orarit të vizitave familjare.

Sipas autoriteteve vendase, mes viktimave janë nëntë të burgosur dhe një familjar që kishte shkuar për vizitë në institucion.

Sipas raportimeve të medieve meksikane, viktima e mitur ishte një fëmijë dyvjeçar.

Të 16 personat e plagosur janë të burgosur dhe janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor, njoftuan autoritetet.

Pas përleshjes, forcat e ushtrisë, Gardës Kombëtare, marinës dhe strukturave të sigurisë së shtetit, ndërhynë për të rivendosur rendin në burg.

Autoritetet konfirmuan se situata ishte vënë nën kontroll.

Vizitat në burg u pezulluan përkohësisht, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet e përleshjes dhe rrethanat e vdekjes së dhjetë personave.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e saktë të dhunës dhe mënyrën se si humbën jetën viktimat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër