Pekin, 14 tetor, Zhurnal.mk – Më shumë se 700 përfaqësues nga sektorë të ndryshëm nga gati 90 vende dhe rajone, morën pjesë në ceremoninë e hapjes në panairin e 140 -të Kantonit .
Në edicionin e kësaj here të Panairit marrin pjesë mbi 30.000 ndërmarrje, duke tërhequr afërsisht 340.000 blerës të huaj. Ky panair shërben si një platformë e madhe bashkëpunimi me rezonancë globale.
Duke përshëndetur hapjen e këtij panairi , presidenti i Kinës Xi Jinping , nënvizoi se që nga themelimi i tij, Panairi i Kantonit ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e shkëmbimeve tregtare midis Kinës dhe vendeve të tjera, duke shërbyer si një platformë efektive që Kina të zgjerojë hapjen e nivelit të lartë dhe të promovojë ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.
Në rrethanat e reja, Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e botës për të mbrojtur sistemin tregtar shumëpalësh, për të garantuar qëndrueshmërinë dhe funksionimin e mbarë të zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, për të zgjeruar hapësirën për bashkëpunim ekonomiko-tregtar ndërkombëtar me përfitim të ndërsjellë, si dhe për të nxitur një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës global, për të shtuar një vrulli të ri zhvillimit dhe lulëzimit botëror, tha Xi.
Ndërsa kreu i qeveris se Kinës Li Qiang ,vuri në dukje se përmes kësaj “dritareje”, njerëzit kanë dëshmuar gjallërinë e jashtëzakonshme të ekonomisë dhe shoqërisë kineze dhe kanë ndjerë lidhjen gjithnjë e më të ngushtë të Kinës me botën e jashtme. “Një Kinë që po bëhet gjithnjë e më e hapur, me inovacion të vazhdueshëm dhe gjithmonë mban premtimet e saj, i ka sjellë botës mundësi, vrull dhe qëndrueshmëri zhvillimi”, theksoi Kryeministri Li.
Në fjalimin e rastit, Li Qiang u angazhua se Kina do të vazhdojë të ndjekë zhvillimin me cilësi të lartë dhe të zgjerojë hapjen e nivelit të lartë, duke i dhënë më shumë vrull ekonomisë globale përmes veprimeve proaktive dhe pragmatike.

