RJ Mitte do të nderohet me një ceremoni publike në Teksas, aktori i “Breaking Bad” u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Ylli i “Breaking Bad”, RJ Mitte, do të nderohet me një ceremoni publike përkujtimore në Teksas, në një qendër kulturore për të cilën punoi për vite me radhë.

Aktori ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij po hetohen.

Ceremonia do të mbahet të premten, në orën 10:00, në Qendrën e Arteve dhe Kulturës Mitte, në Brownsville, shkruan DailyMail.

Aktori kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij institucioni, duke kontribuar në rikonstruksionin e ish-Muzeut të Arteve të Bukura dhe shndërrimin e tij në një hapësirë kulturore për komunitetin.

Vetëm muajin e kaluar, Mitte kishte festuar njohjen zyrtare të distriktit nga shteti i Teksasit. Ai e konsideronte qendrën një urë lidhëse mes brezave, kulturave dhe komuniteteve të ndryshme.

Mitte u bë i njohur në mbarë botën përmes rolit të Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, ku u shfaq në 56 episode nga viti 2008 deri në vitin 2013.

Ai ishte gjithashtu një zë i rëndësishëm në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe të përfshirjes së tyre në industrinë e argëtimit.

Aktori ishte diagnostikuar me paralizë cerebrale në moshën trevjeçare. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga përfaqësuesi i tij, i cili e kujtoi si një artist të dashur, filantrop dhe mbrojtës të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër