“Po afrohet dita”, Alaudini dhe Olsa shtojnë kuriozitetin për Big Brother VIP Kosova 5

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pritjes për sezonin e pestë të Big Brother VIP Kosova duket se po i vjen fundi.

Producentja, Olsa Muhameti, ka publikuar një fotografi nga takimet e punës me moderatorin Alaudin Hamiti, duke lënë të kuptohet se përgatitjet për spektaklin po avancojnë.

Përmes një mesazhi në Instagram, Olsa ka paralajmëruar se nisja e sezonit të ri po afron dhe se ekipi po punon për një tjetër edicion të veçantë.

Postimi është shpërndarë edhe nga Dini, duke shtuar kureshtjen e publikut.

Megjithatë, data zyrtare e nisjes së BBVK5 nuk është bërë ende e ditur.

Ndërkohë, fansat presin të zbulojnë emrat e banorëve të rinj dhe surprizat që do të sjellë edicioni i pestë.

artikuj të ndërlidhura