Hilary Swank, 52 vjeçe, në pritje të fëmijës së tretë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Aktorja e njohur, Hilary Swank, ka njoftuar se është shtatzënë për herë të tretë, në moshën 52-vjeçare.

Lajmin e bukur e ndau me ndjekësit në Instagram përmes një videoje humoristike, duke zbuluar se surpriza e saj e radhës do të vijë në dhjetor.

Në video, aktorja mori pjesë në një trend të TikTok-ut, duke përdorur shkopinj ndriçues mbi rroba të errëta për të krijuar një figurë që shkëlqente, shkruan DailyMail.

Bashkëshorti i saj, Philip Schneider, 53 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre u shfaqën gjithashtu në këtë moment, ndërsa figura ndriçuese zbuloi shtatzëninë.

Swank u bë nënë për herë të parë në prill të vitit 2023, kur solli në jetë binjakët Ohm dhe Aya.

Në atë kohë, aktorja ndau një fotografi prekëse me të porsalindurit në krahë, duke pranuar se rrugëtimi nuk kishte qenë i lehtë, por se gjithçka ia kishte vlejtur.

Ylli i filmit Million Dollar Baby e kishte bërë publik lajmin për shtatzëninë e parë në tetor të vitit 2022.

Binjakët janë fëmijët e saj të parë me bashkëshortin e dytë, Philip Schneider, me të cilin është martuar në vitin 2018.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër