Kallëzim penal ndaj punonjësit të MPB-së: Falsifikoi dy vërtetime për dhurim gjaku për të marrë pushim të paguar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal ndaj A.A., nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Sipas njoftimit, kallëzimi penal i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përkatësisht njësisë së specializuar që merret me veprat penale të kryera nga personat me autorizime policore dhe pjesëtarët e policisë së burgjeve.

I dyshuari, i punësuar në Departamentin për Mbrojtjen e Personaliteteve dhe Objekteve të Caktuara pranë MPB-së, dyshohet se kishte përpiluar dhe përdorur dy vërtetime të falsifikuara për dhurim gjaku, ndonëse më 3 mars dhe 9 korrik 2026 nuk kishte dhuruar gjak në Institutin e Transfuzionit të Gjakut, pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”.

Sipas autoriteteve, me këto vërtetime ai kishte paraqitur dy kërkesa për shfrytëzimin e pushimit të paguar prej tri ditësh pune për secilin rast. Pushimet përfshinin datat 3, 4 dhe 5 mars, si dhe 9, 10 dhe 13 korrik 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër