FBI-ja Amerikane dhe MPB me aksion të përbashkët në Tetovë, arrestohet 20 vjeçari nga Reçica e Madhe

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Një hetim i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI) ka zbuluar administratorin e platformës ilegale online „OLVX“, përmes së cilës shiteshin të dhëna personale të vjedhura dhe mjete për krime kibernetike.

Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj një 20-vjeçari me inicialet E.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i dyshuar për mashtrim kompjuterik, keqpërdorim të të dhënave personale dhe vepra që lidhen me materiale të abuzimit seksual të fëmijëve.

Sipas MPB-së, në platformë ishin ofruar mbi 1.500 kredenciale të vjedhura për qasje në llogari dhe rrjete kompjuterike. Hetimi zbuloi gjithashtu se i dyshuari kishte administruar një grup ilegal në Telegram, ku ofroheshin shërbime dhe programe për veprimtari kriminale në internet.

Autoritetet e cilësojnë këtë si operacionin e parë të përbashkët të koordinuar kundër krimit kibernetik mes MPB-së dhe FBI-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër