Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Më 14.10.2026, në ora 13:00, në SPB Gostivar, nga Ndihma Mjekësore Urgjente Gostivar ka raportuar se tek ata është sjellë me lendime të rënda trupore G.I. (71) nga Gostivari. Sipas raportimit, ajo është rrëzuar duke pastruar ballkonin e një ndërtese në rrugën “Nikolla Parapunov” dhe ka pësuar lendime. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ajo është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore. Inspektim në vendngjarje ka kryer një ekip nga DPB Gostivar.
Rrëzohet duke pastruar ballkonin e ndërtesës, 71 vjeçarja përfundon me lëndime serioze
9
