Ministri Ferati dhe Dominika Krois diskutojnë për reformat dhe çështjen e sigurisë së vendit

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Ministri Agon Ferati zhvilloi takim me Dominika Krois, Shefe e Zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, proceset integruese dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të avancimit të agjendës euroatlantike të vendit. 

Gjatë takimit u theksua përkushtimi për forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e vlerave të përbashkëta evropiane, si shtylla të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ministri vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të reformave dhe përparimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit euroatlantik. Në këtë drejtim, u riafirmua nevoja për dialog të vazhdueshëm, partneritet institucional dhe koordinim të përbashkët për përballimin e sfidave rajonale, forcimin e paqes dhe sigurisë, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe prosperuese për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër