Një orë më shumë gjumë: Ja kur kthehen akrepat e orës prapa

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Ora dimërore këtë vit nis të dielën, më 25 tetor. Në orën 03:00 pas mesnate, akrepat do të kthehen një orë prapa, në orën 02:00, duke bërë që nata të zgjasë një orë më shumë, transmeton Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut të dielën, më 25 tetor, do të kalojë në orën dimërore. Ndryshimi do të bëhet në orën 03:00 pas mesnate, kur akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa, në orën 02:00.

Me këtë ndryshim, qytetarët do të kenë mundësi të flenë një orë më shumë gjatë asaj nate, ndërsa mëngjeset do të zbardhin më herët.

Sipas kalendarit të ndryshimit sezonal të orës, kalimi në orën verore në vitin 2027 pritet të bëhet më 28 mars, ndërsa kthimi i radhës në orën dimërore është paraparë për 31 tetor 2027.

BE-ja ende pa marrëveshje për heqjen e ndryshimit sezonal të orës

Në Bashkimin Evropian prej vitesh diskutohet mundësia e heqjes së ndryshimit sezonal të orës. Parlamenti Evropian e mbështeti këtë propozim në vitin 2019, por shtetet anëtare nuk arritën marrëveshje për zbatimin e tij dhe për përcaktimin nëse do të mbahet përgjithmonë ora verore apo ajo dimërore.

Për këtë arsye, praktika aktuale vazhdon të jetë në fuqi: akrepat lëvizin një orë përpara të dielën e fundit të marsit, ndërsa kthehen një orë prapa të dielën e fundit të tetorit.

Deri në arritjen e një marrëveshjeje të re, qytetarët do të vazhdojnë ta ndryshojnë orën dy herë në vit, në përputhje me sistemin aktual të llogaritjes së kohës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër