Driton Sulejmani: Trashëgimia kulturore shqiptare e Kumanovës duhet të dokumentohet dhe të ruhet

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka marrë pjesë në tryezën shkencore kushtuar trashëgimisë kulturore shqiptare në zonën e Kumanovës, të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, nën drejtimin e dr. Besnik Eminit.

Sulejmani theksoi rëndësinë e hulumtimit shkencor, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, si dhe rolin e arsimit në përcjelljen e historisë, gjuhës, traditave dhe vlerave shqiptare te brezat e rinj.

“Ajo që nuk e dokumentojmë sot, rrezikojmë ta humbim nesër”, theksoi Sulejmani, duke nënvizuar se ruajtja e trashëgimisë kulturore është përgjegjësi e përbashkët dhe investim në identitetin dhe të ardhmen e brezave të ardhshëm.

Ai bëri të ditur se projekti mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila do të vazhdojë të mbështesë nisma që kontribuojnë në zhvillimin e shkencës dhe ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare.

Sulejmani, i cili është nga Kumanova, tha se trashëgimia e kësaj treve ka rëndësi të veçantë për identitetin, historinë dhe kujtesën kolektive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër