Kryeministria ndan pamjet, momenti kur protestuesit thyejnë hyrjen e biznesit dhe nisin plaçkitjen

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kryeministria ka publikuar një video ku shfaqen pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti kur një grup personash hyjnë në një biznes parfumerie gjatë protestës në Tiranë dhe marrin produkte nga ambientet e tij.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga institucionet, shihen persona që futen në ambientet e biznesit pasi thyhet hyrja dhe më pas marrin produkte nga dyqani.

Pamjet tregojnë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme, ndërsa veprimet e personave të përfshirë janë regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Në pjesën përmbyllëse të videos shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në biznesin e dëmtuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër