Protestat në Tiranë/ Gjykata cakton 22 masa sigurie për protestuesit, 8 në burg

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gjykata e Tiranës ka caktuar deri më tani masa sigurie për 22 nga 63 protestuesit e ndaluar gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet.

Sipas raportimeve, për 8 persona është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, për 2 persona “arrest në shtëpi”, ndërsa 12 të tjerë do të jenë nën masën “detyrim paraqitjeje”.

Shqyrtimi i kërkesave për masat e sigurisë vijon për personat e tjerë të ndaluar.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar kërkesat e Prokurorisë, duke pretenduar se në disa raste nuk janë paraqitur prova konkrete që lidhin të ndaluarit me veprat penale për të cilat akuzohen. Sipas tyre, disa prej të rinjve janë ndaluar në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa procedurat dhe dokumentacioni i paraqitur për masat e sigurisë përmbajnë të dhëna të standardizuara.

Jashtë ambienteve të gjykatës, familjarët e të ndaluarve vijojnë të presin vendimet, ndërsa avokatët kanë ngritur shqetësime edhe për vështirësitë që u janë krijuar disa të rinjve pas sekuestrimit të telefonave.

Pretendimet e mbrojtjes janë pjesë e qëndrimit të avokatëve dhe nuk përbëjnë konstatime përfundimtare të gjykatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër