Tetovë, 18 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dalë kundër protestave në Tiranë, duke paralajmëruar se ato po dëmtojnë ekonominë, turizmin dhe klimën e investimeve në Shqipëri.
Sipas Ahmetit, protestat po krijojnë pasiguri dhe po dekurajojnë investitorët vendas e të huaj. Ai pretendon se ekziston një lidhje mes organizimit të protestave në Serbi dhe atyre në Shqipëri.
“I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se protestuesit kanë rënë në “grackën e armiqve të kombit”.
