Gostivari nis aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Komuna e Gostivarit ka nisur një aksion për evidentimin dhe menaxhimin e veturave të avari­suara që janë lënë në hapësirat publike, duke synuar lirimin e parkingjeve dhe përmirësimin e rendit në qytet.

Aksioni po realizohet nga Inspektorati Komunal, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike „Parking dhe Gjelbërim“. Përmes këtij aktiviteti, autoritetet komunale synojnë të identifikojnë veturat e dëmtuara që zënë hapësira publike dhe pengojnë shfrytëzimin e tyre nga qytetarët.

Komuna u bën apel pronarëve që t’i largojnë veturat e avari­suara, në mënyrë që hapësirat publike të shfrytëzohen më mirë dhe të lirohen vende shtesë për parkim.

Nga autoritetet komunale theksojnë se bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për ruajtjen e hapësirave të përbashkëta dhe krijimin e një mjedisi më të rregullt e funksional.

Aksioni synon të kontribuojë në përmirësimin e rendit urban dhe në shfrytëzimin më efikas të parkingjeve në Gostivar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër