Zjarr në Debërcë, parandalohet përhapja drejt parcelave me misër dhe centralit fotovoltaik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Më shumë se 50 hektarë tokë bujqësore të mbuluar me vegjetacion të lartë të thatë u përfshinë nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në territorin e Komunës së Debërcës, në segmentin nga Bellçishta drejt fshatrave Leshan dhe Zllestë.

Në shuarje ka intervenuar Njësia Territoriale e Zjarrëfikësve të Ohrit me tre automjete të zjarrëfikësve, së bashku me ekipin e “Entuziast Debërca”. Intervenimi zgjati deri në orët e vona të natës, ndërsa zjarri u pengua të përhapej drejt parcelave private të mbjella me misër dhe një centrali fotovoltaik.

Kryetari i Komunës së Debërcës, Zllatko Siljanoski, theksoi rrezikun e përhapjes së zjarrit dhe mundësinë që ai të shkaktonte pasoja shumë më të mëdha.

Siljanoski, i cili ishte në terren gjatë ndërhyrjes, u bëri apel banorëve të komunës që të ndalojnë djegien e hamulloreve, duke theksuar se një sjellje e tillë përbën kërcënim serioz për njerëzit, pronën dhe natyrën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër