Sulmuesi Edon Zhegrova do ta ketë rastin e artë për ta fituar vendin në formacionin titullar të Luciano Spallettit te Juventusi.
Edhe pse të gjithë prisnin që ylli i Kosovës të jetë titullar ndaj Lazios, Spalletti sërish vendosi të kundërtën, duke e vendosur në 11-shen bazë Nico Gonzalezin.
Në humbjen ndaj Lazios, tekniku italian i futi në lojë Zhegrovën dhe Conceicaon vetëm në minutën e 70-të, ku faktikisht ishin të pafuqishëm për të lërë shenjë në sfidën e dominuar nga mysafirët.
Gazetari Giovanni Albanese raporton se Conceicao po në atë ndeshje ka pësuar lëndim në krahun e majtë dhe po rrezikon të mbetet jashtë fushës për një muaj.
“Goditje në krahun e majtë për Conceicaon. Testet do të bëhen në orët e ardhshme. Rrezikon një muaj jashtë”, raportoi ai ndër të tjera.
Përndryshe, Zhegrova vazhdon të mbetet jashtë listës së Juventusit për Evropë kësisoj mund ta dëshmojë vetën vetëm në kampionatin italian.
