Rama mesazh policisë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj gurëhedhësve dhe zjarrvënësve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama shprehu sot mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët ditët e fundit janë përballur me akte dhune gjatë protestave në Tiranë.

Gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama vlerësoi punën e tyre dhe u bëri thirrje të tregojnë durim e vetëpërmbajtje ndaj të rinjve që protestojnë.

“Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama krahas pamjeve të takimit me punonjësit e policisë.

“Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shkruan Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër