Shasivari: Po afrohet fundi i barrierës 35-vjeçare për jurisprudencën në shqip

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka takuar sot studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore me të cilën do të mundësohet përfundimisht Provimi i Jurisprudencën në gjuhën shqipe.

Para takimit, Ministri Shasivari tha se po numëron mbrapsht ditët kur do të hiqet barriera gjuhësore 35-vjeçare, e cila e mohonte gjuhën shqipe nga Provimi i Jurisprudencës.

“Unë përllogaritjet i bëj me orë, në kuptimin që po numëroj orët dhe ditët kur do të hiqet barriera 35-vjeçare”, tha Shasivari.Provimi i Jurisprudencës në gjuhën shqipe mundësohet për herë të parë pas pavarësisë së shtetit. Edhe pse kishte 8 ministra shqiptarë të drejtësisë, asnjëherë nuk u morën me zgjidhjen e këtij problemi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër