PSG në krizë të penalltive para përballjes vendimtare me Barcelonën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Paris Saint-Germain e pret një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit këtë të martë, kur do të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique po përballet me një problem të pazakontë, që lidhet me ekzekutimin e penalltive.

Kampioni francez ka humbur tri nga katër penalltitë e akorduara këtë sezon. Desire Doue, Ferran Torres dhe Ousmane Dembele kanë dështuar nga pika e bardhë, ndërsa Lucas Beraldo është i vetmi lojtar i PSG-së që ka arritur ta shndërrojë penalltinë në gol.

Kjo nuk është një situatë e izoluar për parisienët. Edhe sezonin e kaluar, PSG-ja pati vështirësi të dukshme në këtë aspekt, duke humbur gjashtë nga 15 penalltitë e ekzekutuara gjatë lojës së rregullt.

Një nga arsyet që mund ta shpjegojë këtë problem është mungesa e një ekzekutuesi të caktuar të penalltive.

Luis Enrique preferon një qasje fleksibile, duke ua lënë lojtarëve vendimin për atë se kush duhet ta marrë përgjegjësinë në momentin e caktuar.

Megjithatë, ekziston një kontrast interesant në statistikat e skuadrës franceze. Përderisa PSG-ja ka dështuar shpesh nga pika e bardhë gjatë ndeshjeve, ajo ka fituar të gjashtë seritë e penalltive që ka zhvilluar gjatë dy viteve të fundit.

Kjo statistikë merr rëndësi të veçantë para përballjes me Barcelonën, e cila zhvillohet të martën mbrëma në stadiumin “Parc des Princes”, me fillim nga ora 21:00.

Të dy skuadrat kanë nga gjashtë pikë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, prandaj përballja pritet të jetë mjaft e rëndësishme për vazhdimësinë e tyre në garën më prestigjioze evropiane për klube.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër