Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot mirëpriti nxënësit e klasës së katërt të Shkollës Fillore “Liria”.
Gjatë takimit, fëmijët patën mundësinë të shoqërohen me kryetarin, të bëjnë pyetje kurioze dhe të bisedojnë për mënyrën se si funksionon Komuna dhe si merren vendimet e rëndësishme për qytetin.
Kasami theksoi se gjithmonë gëzohet kur ka mundësinë të flasë me më të vegjlit, të dëgjojë mendimet e tyre dhe të nxisë kuriozitetin e tyre, sepse ata janë e ardhmja e Tetovës.
