Prof. Dr. Nevzat Bejtuli zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 tetor Zhurnal.mk – Prof. Dr. Nevzat Bejtuli është zgjedhur zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, në vlerësim të kontributit të tij në fushën e artit dhe arsimit universitar.

Në ceremoninë solemne, të mbajtur më 19 tetor 2026, morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, së bashku me drejtues të tjerë të universitetit dhe kolegë nga njësitë akademike.

Me këtë rast, Universiteti i Tetovës i shprehu urimet më të sinqerta Prof. Dr. Nevzat Bejtulit, duke e cilësuar këtë zgjedhje si vlerësim të përkushtimit dhe profesionalizmit të tij, si dhe të kontributit në zhvillimin e arteve pamore dhe në edukimin e gjeneratave të reja.

Gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe artistike, Prof. Dr. Nevzat Bejtuli ka dhënë kontribut të çmuar në promovimin e kulturës dhe të identitetit kombëtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Universiteti i Tetovës e vlerëson këtë arritje si moment krenarie për komunitetin akademik dhe i uron profesor suksese të mëtejme në veprimtarinë e tij shkencore dhe artistike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër