Nikolloski-Aktash: Maqedonia dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyer

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë, Alper Aktash, ku u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Theks i veçantë, siç informojnë nga Ministria e Transportit, iu vu shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e politikës transportuese dhe lidhshmërisë infrastrukturore.

Në takim, ministri i prezantoi politikat zhvillimore të Qeverisë dhe planet për përmirësimin e lidhsmërisë infrastrukturore në rajon.

Nikolloski ka theksuar se Maqedonia paraqet një destinacion të volitshëm për investime dhe paraqet portën e lidhshmërisë me Evropën Qendrore.

Në atë drejtim, u theksua se prania e një numri të madh të kompanive turke të cilat investojnë në vend paraqet konfirmim për marrëdhëniet miqësore të zhvilluara ndërmjet dy vendeve, si dhe për potencialin për avancim të mëtejshëm të partneritetit ekonomik.

Bashkëbiseduesit e konfirmuan vlerën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Turqisë në disa fusha, me theks të veçantë në ekonomi, lidhshmëri të qytetarëve dhe zhvillimin e turizmit.

Në pjesën e turizmit, siç citojnë nga Ministria, u theksua se ekzistojnë potenciale të mëdha për lidhshmëri ndërmjet dy vendeve, me qëllim të nxitjes së vizitave turistike dhe thellimit të lidhjeve të ndërsjella.

Nga Ministria e Transportit theksojnë se takimi paraqet një mundësi për përforcimin e partneritetit ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, në interes të zhvillimit ekonomik, investimeve të reja dhe avancimit të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër