Buteli vendos roje komunale, kontrolle 24/7 në dy ndërrime

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Komuna e Butelit do të vendosë roje komunale, të cilët do të jenë në terren në dy ndërrime, me automjete zyrtare dhe kontrolle të shtuara në të gjithë territorin e komunës, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Sipas njoftimit të tij, do të sanksionohen hedhja e pakujdesshme e mbeturinave, krijimi i deponive të egra, dëmtimi i pronës komunale dhe shkeljet e tjera të rendit komunal.

“Hapësira publike është pronë e të gjithë neve, por edhe përgjegjësi e secilit prej nesh”, thekson Kostovski.

Ai shton se qëllimi i masës nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por vendosja e rendit dhe rritja e përgjegjësisë për hapësirat e përbashkëta.

“Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë, por të vendosim rend, përgjegjësi dhe respektim të hapësirës së përbashkët”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Butelit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër