Adea Pirdeni betohet si ministre e Administratës Publike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Adea Pirdeni është betuar sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si ministre e Administratës Publike, duke marrë zyrtarisht detyrën e re në kabinetin qeveritar.

Emërimi i saj vjen pas firmosjes së dy dekreteve nga Presidenti Begaj, më 19 tetor 2026, për përfundimin e detyrës së mëparshme dhe emërimin në postin e ri. Dekret i cili u votua  të enjten në Kuvend me 76 pro, zero abstenim dhe zero kundër, projektvendimi u miratua në seancën e sotme plenare.

Përmes dekretit nr. 521, Presidenti ka shkarkuar Pirdenin nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ndërsa, me dekretin nr. 522, të së njëjtës datë, ajo është emëruar ministre e Administratës Publike.

Pirdeni ka mbajtur më herët postin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër