9
Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Në Kuvend sot do të mbahet seanca e 127-të plenare, në rendin e ditës të së cilës është parashtrimi i pyetjeve të deputetëve.
Seanca për pyetje të deputetëve mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, ndërsa të parët që parashtrojnë pyetje drejtuar kryeministrit dhe ministrave janë deputetët e partive opozitare.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të zhvillojë edhe një takim joformal me përfaqësuesit e mediave, ku do të diskutohet për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të institucionit ligjvënës.
