Mickoski: Investojmë në modernizimin e institucioneve dhe shërbime më të mira publike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Qeveria investon në modernizimin e institucioneve përmes furnizimit të automjeteve të reja për nevojat e shëndetësisë, doganës, shërbimeve komunale, Postës së Maqedonisë, policisë dhe Armatës, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Siç bën të ditur Mickoski, janë paraparë 100 autoambulanca të reja për shëndetësinë në Maqedoni, 26 automjete të specializuara për modernizim të doganës me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe 65 automjete komunale shumëfunksionale.

Përveç kësaj, janë planifikuar 100 automjete të reja për nevojat e Postës së Maqedonisë, 120 për policinë e Maqedonisë dhe 124 automjete për nevojat e Armatës.

“Si Qeveri, po investojmë në modernizimin e institucioneve, shërbime më të mira publike dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët. Po kujdesemi për nevojat e qytetarëve dhe po ndërtojmë një shtet më të fortë, më efikas dhe modern”, deklaroi Mickoski në njoftim.

artikuj të ndërlidhura