5
Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Dita Botërore e Goditjes në Tru shënohet sot me theks të veçantë te parandalimi, njohja në kohë e simptomave dhe përmirësimi i kujdesit shëndetësor për pacientët. Në organizim të Klinikës Universitare të Neurologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë do të mbahet aktiviteti qendror.
Në këtë aktivitet, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Zlatko Perinski, si dhe drejtori i Klinikës së Neurologjisë, dr. Jovan Bozhinovski.
Goditja në tru paraqet një sfidë të rëndësishme për shëndetin publik. Njohja në kohë e shenjave paralajmëruese, kontrolli i faktorëve të rrezikut dhe marrja e shpejtë e ndihmës së duhur mjekësore janë thelbësore për zvogëlimin e pasojave dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.
Gjatë dy ditëve të fundit, Klinika ka organizuar aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për goditjen në tru, rëndësinë e parandalimit, njohjen e hershme të simptomave dhe trajtimin në kohë.
Me organizimin e këtyre aktiviteteve, Klinika konfirmon përkushtimin e saj ndaj parandalimit, edukimit dhe përmirësimit të shëndetit të qytetarëve, informuan nga ky institucion shëndetësor publik.
