Volkswagen nën presion, humb miliarda euro

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, Volkswagen, bëri të ditur se kishte regjistruar një humbje prej 5.8 miliardë eurosh në tremujorin e tretë, ndërsa po përballet me konkurrencë të ashpër nga kompanitë kineze.

VW raportoi një humbje prej 1.1 miliardë eurosh në të njëjtën periudhë tremujore të vitit të kaluar.

Në tërësi, shitjet e grupit ranë me 6.3%, duke arritur në 75.3 miliardë euro, bëri të ditur kompania.

“Rezultatet e nëntë muajve të fundit e bëjnë të qartë një gjë: Nuk mund të përballojmë të humbasim më kohë. Duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri”, deklaroi drejtori financiar i Volkswagen, Arno Antlitz.

Rezultatet nxjerrin në pah presionin në rritje ndaj Volkswagen për transformim, në një kohë kur kompania përballet me konkurrencë të ashpër në Kinë, me rritjen e kostove vjetore nga tarifat doganore, si dhe me shpenzimet e larta që lidhen me kalimin drejt automjeteve elektrike në Evropë, ku edhe rivalët kinezë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren.

artikuj të ndërlidhura