Mickoski në përurimin e kapacitetit të ri prodhues të kompanisë “ASP-PAK” në Ohër

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në përurimin solemn të kapacitetit të ri prodhues të kompanisë “ASP-PAK” në Ohër. Pas ngjarjes, është paraparë një deklaratë për mediat.

Kompania “ASP-PAK”, e themeluar në vitin 2000, prodhon produkte të thurura prej polietileni për paketim, si dhe rrjeta për bujqësi, ndërtimtari dhe industri.
Produktet e saj eksportohen në më shumë se 50 vende, ndërsa kompania bashkëpunon me mbi 500 klientë, përfshirë edhe ata në tregjet e Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Në programin e prodhimit përfshihen rrjeta mbrojtëse dhe kundër breshrit, rrjeta për hijezim dhe mbrojtje nga era, si dhe lloje të ndryshme thasësh prej rrjete.

artikuj të ndërlidhura