Varshavë, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Rreth 2 800 ushtarë nga 11 vende pritet të marrin pjesë, duke filluar nga sot në manovrat e para ushtarake të organizuar nga Koalicioni i të Vullnetshëmve me synimin për të mbështetur Ukrainën në periudhën pas përfundimit të luftës, njoftuan ministritë e Mbrojtjes së Francës dhe Britanisë së Madhe.
Manovrat synojnë të testojë mënyrat se si mund të garantohet një paqe e qëndrueshme pas arritjes së suksesshme të një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës.
Polonia është vendi kryesor pritës, ndërsa Franca dhe Britania e Madhe drejtojnë stërvitjen, e cila mban emrin ”Koalicioni 2026”.
Manovrat do të zgjasin deri më 22 nëntor.
Ky koalicion u krijua në fillim të vitit 2025 për të mbështetur Ukrainën.
Vendimi për krijimin e një force shumëkombëshe u mor më pas në dhjetor, gjatë një samiti për Ukrainën të zhvilluar në Berlin.
Sipas Britanisë së Madhe, stërvitja do të simulojë dislokimin e trupave dhe transportin e furnizimeve, si ushqime dhe karburant.
Gjermania pritet të marrë pjesë përmes Bundeswehr-it, me rreth 10 oficerë shtabi, avionë furnizimi me karburant në ajër dhe mbështetje logjistike.
Franca do të kontribuojë me rreth 1 000 ushtarë, sipas të dhënave të ushtrisë franceze, si dhe me sisteme kundër dronëve dhe dronë zbulimi me rreze të shkurtër veprimi.
Vendet e tjera pjesëmarrëse janë Belgjika, Estonia, Lituania, Holanda, Polonia, Spanja dhe Suedia.
Rreth 35 vende janë pjesë e koalicionit.
