Juventusi po planifikon të bëjë tri transferime në afatin kalimtar të janarit, në përpjekje për ta përforcuar skuadrën pas formës së paqëndrueshme gjatë këtij sezoni.
Sipas Gazzetta dello Sport, “Zonja e Vjetër”, e cila aktualisht renditet në vendin e shtatë në tabelën e Serie A, e ka vendosur kualifikimin në Ligën e Kampionëve si objektivin kryesor.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti synon të transferojë një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës të majtë.
Për pozitën e qendërsulmuesit, Juventusi ka në radarë Alexander Sorlothin e Atletico Madridit, Folarin Balogunin e Monacos dhe Mateo Reteguin e Al Qadsiah.
Ndërkohë, “Bianconerët” vazhdojnë ta monitorojnë mesfushorin e Marseille, Pierre-Emile Hojbjerg, i cili mund të jetë i disponueshëm për një çmim të arsyeshëm gjatë janarit.
Pozita e mbrojtësit të majtë duket se është prioritet për klubin italian.
Në mesin e alternativave janë Rayan Ait-Nouri i Manchester Cityt, Nicolas Tagliafico i Lyonit dhe Maxi Araujo i Sporting Lisbonës.
Juventusi shpreson që këto përforcime ta ndihmojnë skuadrën të rikthehet në rrugën e duhur dhe të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

