Në Big Brother dëgjoi zërin e motrës që po ndërronte jetë në ato çaste – historia rrëqethëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Një histori e pazakontë nga historia e reality shout, Big Brother, është rikthyer në vëmendje, pasi një video e vjetër nga edicioni brazilian i këtij formati ka nisur të qarkullojë sërish në rrjetet sociale.

Ngjarja daton në vitin 2002, gjatë sezonit të dytë të Big Brother Brasil, ku konkurrentja Cida Moraes përjetoi një moment që edhe sot kujtohet si një nga rastet më të pazakonta të këtij formati televiziv.

Në videon që po shpërndahet, Cida shihet duke qëndruar e qetë në kopshtin e shtëpisë, duke marrë rreze dielli, kur papritur ngrihet e hutuar dhe nis të pyesë se kush po e thërret në emër.

 Foto: Screenshot/Instagram

Më vonë, ajo u rrëfeu banorëve të tjerë se kishte dëgjuar zërin e motrës së saj, Gloria.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë histori është se, në atë kohë, pa dijeninë e Cidas, motra e saj kishte ndërruar jetë pikërisht në ato momente.

Konkurrentja ndodhej në izolim të plotë nga bota e jashtme, si pjesë e rregullave të formatit, dhe nuk kishte asnjë informacion për ngjarjen tragjike.

Madje, fillimisht, një prej banorëve u përpoq ta qetësonte duke i thënë se ishte ai që e kishte thirrur, por përputhja e çuditshme e kohës e bëri momentin të mbetej gjatë në kujtesën e publikut.

Pasi produksioni e informoi për vdekjen e motrës, Cida vendosi të vazhdonte garën, pavarësisht dhimbjes që po përjetonte.

Ajo arriti deri në finale dhe e përfundoi edicionin në vendin e tretë.

 Cida

Më shumë se dy dekada pas ngjarjes, pamjet e saj po rikthejnë diskutimet për këtë episod, i cili vazhdon të shihet nga shumë njerëz si një rast prekës i lidhjes së veçantë mes motrave dhe familjarëve.

Megjithatë, ajo që ndodhi në atë moment mbetet një përjetim personal i Cidas, derisa rastësia mes dëgjimit të zërit dhe lajmit për humbjen e motrës e bëri historinë edhe më të paharrueshme.

 Cida

artikuj të ndërlidhura