Karateisti shqiptar Neevis Hasani dhe trajneri i tij Bekim Basha kanë arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Stamboll.
Pavarësisht se ishte në avantazh deri në sekondat e fundit të finales, një vendim i diskutueshëm i arbitrimit i mohoi medaljen e artë 16-vjeçarit.
Megjithatë, ky vit ka qenë historik për Neevis Hasanin, i cili ka fituar tri medalje në tri kompeticione madhore në kategorinë junior -55 kg: vendin e tretë në Kampionatin Europian në Qipro, vendin e tretë në Kampionatin Botëror në Poloni dhe vendin e dytë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll.
Një arritje e jashtëzakonshme për karatenë shqiptare, që meriton vëmendje dhe vlerësim.

