E zunë në pritë dhe e rrahën brutalisht, ylli i UFC-së publikon pamjet e tmerrshme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ylli i MMA-së, Merab Dvalishvili, pretendon se është sulmuar në Abu Dhabi nga një grup personash, në mesin e të cilëve dyshohet se ishte edhe Usman Nurmagomedov.

Luftëtari gjeorgjian ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet i gjakosur dhe me shenja të dukshme të përleshjes, duke rrëfyer atë që pretendon se ndodhi në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas Dvalishvilit, ai dhe një mik i tij u përballën me një grup prej rreth 20 personash, të cilët i sulmuan nga prapa, teksa ndodhej në Abu Dhabi për angazhime mediatike para duelit të tij të mundjes të shtunën.

Në mesin e personave që dyshohet se morën pjesë në sulm ishte edhe Usman Nurmagomedov, ish-kampion i Bellatorit dhe PFL-së, i cili është lidhur me një kalim të mundshëm në UFC.

https://x.com/FearedBuck/status/2120578118712971456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2120578118712971456%7Ctwgr%5Eadd4cffaa0c280a723fb3e1904226af745f28a8a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fe-zune-ne-prite-dhe-e-rrahen-brutalisht-ylli-i-ufc-se-publikon-pamjet-e-tmerrshme%2F

artikuj të ndërlidhura