Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Një gjest i veçantë i futbollistit të ri të Bregut të Fildishtë, Yan Diomande, ka tërhequr vëmendjen gjatë grumbullimit të kombëtares, duke treguar anën e tij njerëzore përtej paraqitjeve në fushën e blertë.

Sulmuesi i Real Madridit nuk i ka harruar tifozët që kishin ardhur për ta takuar dhe për t’i shprehur mbështetjen e tyre.

Pasi i vuri re pranë vendit ku po qëndronte, Diomande vendosi t’i shpërblente në një mënyrë të veçantë, duke u dhuruar para në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen që po i japin.

Ky veprim është vlerësuar si një gjest i bukur nga futbollisti 19-vjeçar, i cili po përjeton një periudhë të rëndësishme në karrierën e tij, pas ngritjes së shpejtë në futbollin evropian.

Diomande u bë një nga zbulimet e mëdha të sezonit të kaluar me fanellën e RB Leipzigut, ku regjistroi 12 gola dhe tetë asistime në 33 paraqitje.

Paraqitjet e tij bindëse i siguruan transferimin te Real Madridi në verën e vitit 2026, në një marrëveshje që raportohet të ketë arritur vlerën e mbi 125 milionë eurove, përfshirë bonuset.

Edhe në aventurën e re në Madrid, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka arritur të lërë gjurmë. Deri më tani në sezonin 2026/27, ai ka realizuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.

Tani, Diomande është bashkuar me kombëtaren e Bregut të Fildishtë, e cila gjatë këtij muaji ka dy përballje me Gambinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës 2027.

Ndeshja e parë zhvillohet më 12 nëntor, ndërsa takimi i kthimit më 17 nëntor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër