FSSh: Përkushtim i përbashkët për kujdes më të mirë shëndetësor për fëmijët me sëmundje të rralla

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 nëntor Zhurnal.mk – Drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, mr. Zllatko Perinski, mori pjesë në aktivitetin e parë edukativ të Shoqatës së sapoformuar për Neurologji Pediatrike dhe Sëmundje të Rralla “STELA PLUS”, kushtuar qasjeve bashkëkohore në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të rralla.

Sëmundjet e rralla paraqesin sfida komplekse shëndetësore, veçanërisht për fëmijët dhe familjet e tyre. Identifikimi në kohë i sëmundjes, qasja në terapinë e duhur dhe mbështetja e vazhdueshme janë të një rëndësie të veçantë për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Fondi e njeh rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore, profesionistëve të mjekësisë dhe shoqatave, si dhe të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave që kontribuojnë në avancimin e kujdesit shëndetësor.

Qëllimi ynë i përbashkët është një sistem shëndetësor ku nevojat e pacientëve janë në qendër të vëmendjes dhe ku çdo fëmijë ka mundësi të marrë kujdes shëndetësor në kohë dhe të përshtatshëm.

Shoqatës “STELA PLUS” ia urojmë themelimin, duke i dëshiruar punë të suksesshme dhe iniciativa që do të sjellin përfitime të prekshme për pacientët dhe familjet e tyre.

artikuj të ndërlidhura