Shkup, 5 tetor – Muaji tetor shënon muajin e ndërgjegjësimin për kancerine gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për senzibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin si dhe kujdesin për këtë sëmundje. Mjekët me apel tek të gjitha gratë dhe vajzat e reja që të bëjnë kontrolle të rregullta sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë.
Në vend numri i rasteve me kancerin e gjirit është në rritje thotë, mjeku Nexhati Jakupi, duke shtuar se zbulimi i hershëm dhe trajtimi shëron plotësisht pacientët e prekur nga kjo sëmundje. Jakupi thekson nevojën për një fushatë të përhershme për nxitjen e qytetarëve, që të bëjnë vizita mjekëosre në kohë të duhur.
“Për fat të keq numri i rasteve me kancer të gjirit është në rritje sic edhe kanceret e trakteve tjera janë të prekura edhe moshat më të reja, gratë por edhe burrat. Përshtypja e përditshme është se kemi arritur në një nivel të lartë të informimit, të edukimit dhe udhëzimit senzibilizimin për t’u diagnostifikuar pacientët dhe kjo për fat të mirë është arritur. Nuk janë objektivat e duhura gratë duhet më shpesh të vizitojnë edhe mjekun amë edhe radiologun ku mund të bëhen ekzaminimet e duhura për të parandaluar zhvillimin e kancerit të gjirit.” – tha Kirurgu torakal, Nexhati Jakupi.
Shoqata “EZRA” mbështet pacientët me kancer të gjirit. Kryertarja e kësaj shoqate Liridona Beqiri thotë se prevenimi i vetëm i kësaj sëmundje është vetëkontrollimi i vazhdueshëm dhe ekzaminimet klinike.
“Kjo është një luftë e përbashkët me të cilën ne duhet të luftojmë për të ngritur vetëdijen, për të kultivuar në kulturë shëndetësore, për të dashur trupin tonë, për të kontraktuar trupin tonë dhe për të mos ia lënë fatit apo rastësisë sepse nuk ka sëmundje që nuk është e shërueshme por ka pacient që nuk do të shërohet, prevenimi i vetëm i kësaj sëmundje është vetëkontrollimi i vazhdueshëm dhe ekzaminimet klinike që duhet t’i bëhet secilës grua jo vetëm me thirrje të institucioneve publike shëndetësore dhe pse të tillat mungojnë ne e dijmë se përballemi me një ngecje institucionale shëndetësore ku nuk ka shumë termine për mamografi apo për eko të gjirit, kemi ankesa të shumta edhe nga pacientët sepse është një kolaps institucional dhe gratë nuk kanë ku të drejtohen dhe ne jemi pikërisht ai roli i ndërjmjetësimit të pacientëve dhe institucioneve shtetërore.” – u shpreh Liridona Beqiri, Kryetare e Shoqatës “Ezra”, mbështetje për pacientët me kancer.
Qytetarët e anketuar nga TVM2, thonë se në institucionet shëndetësore publike vështirë arrihet te terminet për eho të gjirit dhe mamografisë, ndaj detyrohen të paguajnë privat.
“ Po bëj kontrolle të rregullta.”
“ Në institucionet shtetërore vështirë se mund të gjesh termin, unë kam bërë kontrollë privat për eko të gjirit.” – thanw disa nga qytetaret e anketuara nga TVM2.
Sipas statistikave RMV radhitet si e dyta në Europë për numërin e vdekshmërisë nga sëmundja e kancerit të gjirit, si dhe me numërin e të diagnostikuarve në fazë më të avancuar.

