Gonxhja: Muze “Besa”, homazh për guximin dhe fisnikërinë e shqiptarëve ndaj hebrenjve

nga D V

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se është dita të kthejmë sytë drejt një prej kapitujve më tragjikë të historisë njerëzore, duke kujtuar me nderim viktimat e pafajshme dhe duke vlerësuar aktet e guximshme të atyre që zgjodhën humanizmin përballë errësirës.

“Në këtë ditë reflektimi, nderojmë ndër të tjera edhe popullin shqiptar, i cili, i udhëhequr nga tradita e lashtë e mikpritjes dhe kodi i besës, shpëtoi duke i hapur dyert e shtëpisë qindra hebrenj nga përndjekja e pashpirt gjatë Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Gonxhja.

Heroizmi i shqiptarëve, një shembull i rrallë i solidaritetit dhe humanizmit, do të përjetësohet së shpejti në muzeun “Besa”, i cili do të ngrihet në zemër të Tiranës. Ky muze do të jetë më shumë sesa një hapësirë kujtese; do të jetë një urë mes së shkuarës dhe së tashmes, një homazh për guximin dhe fisnikërinë, një vend ku tradita e paqes, tolerancës dhe respektit për jetën njerëzore do të frymëzojë brezat e ardhshëm.

Ministri i MEKI-t kujtoi se, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ka nisur ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë, që do të hedhë dritë mbi traditat e solidaritetit dhe humanizmit të rrënjosura thellë te shqiptarët, duke paraqitur lidhjen e jashtëzakonshme midis shqiptarëve dhe komunitetit hebre këtu dhe nëpër botë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More