Në Kuvend do të mbajë seancë Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e ASK dhe AI

nga D. V.

Shkup, 11 mars – Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës.

Në rendin e ditës të Komisionit është Propozimi  i konkluzionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në ambientet e Agjencisë dhe Propozim konkluzioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Inteligjencës në ambientet e Agjencisë.

Në Kuvend sot do të mbahet edhe prezentimi “Menaxhimi Fiskal në Bashkimin Evropian dhe roli i Këshillit Fiskal”, me kërkesë të Bankës Botërore dhe Këshillit Fiskal.

Siç paralajmërojnë  nga pres shrëbimi i Kuvendit, në prezantim do të marrin pjesë anëtarë të Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës Energjetike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More