Peja forcon turizmin malor – nis ndërtimi i qendrës “Gjeravica 1928”

nga D. V.

Në Pejë ka filluar ndërtimi i Shtëpisë Bjeshkatare “Gjeravica 1928”, një projekt ambicioz që synon të forcojë pozitën e qytetit si një prej destinacioneve kryesore për turizmin malor në rajon.

Kjo qendër do të shërbejë si bazë për bjeshkatarët dhe një hapësirë për interpretimin e historisë dhe traditës së bjeshkatarisë.

Sipas Komunës së Pejës, përurimi i këtij objekti të rëndësishëm është planifikuar për tetor 2025, në kuadër të Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Bjeshkatarisë (UIAA), ku pritet pjesëmarrja e delegatëve nga 100 shtete.

Ky projekt pritet të rrisë atraktivitetin e Pejës për aventurierët dhe adhuruesit e natyrës, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të turizmit malor në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More