MSH bullgare: Gjendja e 14 të lënduarve që po mjekohen në Bullgari edhe më tej është kritike

nga D. V.

Shkup, 18 mars – Gjendja e 14-të të lënduarve në zjarrin në Koçan që po mjekohen në Bullgari edhe më tej është kritike, njoftoi Ministria e Shlndetësisë në Faqen e saj të Fejsbukut.

Tetë pacientët e shtruar në Spitalin universitar dhe Qendrën mjekësore N.I Pirogov janë në ventilim mekanik dhe qëndrojnë në terapi intensive.

Sipas informacioneve nga spitali i Varnës, tre pacientët që janë tek ata janë në gjendje të rëndë, dy janë në ventilim mekanik dhe njëri po përdor maskë hundore për mjekim me oksigjen.

Gjendja e pacientëve në Spitalin universitar “Sveti Georgi” në Plovdiv është e rëndë, por stabile. Trajtimi i tyre vazhdon në terapi intensive, sipas informacioneve të Ministrisë bullgare të Shëndetësisë.

Sot në Bullgari është shpallur ditë zie në kujtim të viktimave në Koçan dhe solidaritet me popullin e Maqedonisë së Veriut.

Në disa qytete bullgare janë organizuar aksione për dhurimin e gjakut për viktimat e zjarrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More