Ganiu priti në takim David Dyer, drejtor i Operation Mercy

nga Xh M

Shkup, 7 prill – Kisha kënaqësinë të mirëprisja në takim z. David Dyer, drejtor i Operation Mercy për Maqedoninë e Veriut, së bashku me ekipin e tij.

Në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin e deritanishëm, ata më dorëzuan një mirënjohje në emër të organizatës, si shprehje falënderimi për mbështetjen që Komuna e Çairit i ka dhënë projektit STEP – një nismë që fokusohet në fuqizimin e grave nëpërmjet trajnimeve dhe zhvillimit personal.

Me krenari mësova se ky është brezi i pestë i grave që përfundojnë me sukses programin, dhe më gëzon fakti që jemi pjesë e një nisme që sjell ndryshim të vërtetë në komunitet.

Rikonfirmova përkushtimin tonë si komunë për të vazhduar bashkëpunimin me Operation Mercy, dhe për të mbështetur më tej fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More