Bujare Abazi i kthen shpinën Taravarit, emërohet kryetare e Komisionit për Letra me Vlerë

nga Xh M

Shkup, 20 maj – Një tjetër figurë e rëndësishme largohet nga rrethi i ngushtë i Arben Taravarit. Ish-nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi, është emëruar sot kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, duke shënuar një distancim të qartë dhe përfundimtar nga drejtimi aktual i ASH-së.

Emërimi i saj u miratua me 59 vota pro në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa vetë Abazi ka shprehur mirënjohje publike ndaj figurave kyçe të pushtetit aktual, duke përjashtuar krejtësisht Taravarin nga falënderimet.

Mos-përmendja e Arben Taravarit në këtë status, si dhe falënderimet publike për Arben Fetain dhe Azir Aliun – dy nga figurat kundërshtuese me Taravarin – përforcojnë bindjen se Abazi ka zgjedhur një kurs të ri politik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More