Të rinjtë, eurointegrimi dhe parimet ndërkombëtare – tema të takimeve dypalëshe të Sijanoska-Davkovës në margjinat e Forumit të Astanës

nga D. V.

Shkup, 30 maj – Presidentja e shtetit, Gordana Sijanovska-Davkova, në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Astanës në Kazakistan ka zhvilluar takime me Ban Ki Munin, ish Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe aktualisht kryesues i Këshillit të Institutit për rritje të gjelbër globale, me Kristof Hojsgen – ish kryesues i Konferencës për Sigurinë në Mynih, dhe me Felipe Polie, ndihmës sekretar i përgjithshëm i BE-së për çështje rinore.

Kabineti i Sijanovska-Davkovës informon se gjatë takimit me Ban Ki Mun u diskutua për parimet dhe rregullat ndërkombëtare “ndaj të cilave bazohet Organizata Botërore dhe se ato duhet të jenë bazë për zgjidhjen e të gjitha konflikteve dhe mosmarrëveshjeve me të cilat përballet bota, ndërsa shtetet e vogla dhe të mesme duhet të kenë një rol të barabartë në krijimin e të ardhmes së rendit ndërkombëtar”.

“Sijanoska-Davkova theksoi angazhimet e Institutit Global për Rritje të Gjelbër (GGGI) dhe vizionin e tij për një kalim global që integron zhvillimin ekonomik, reduktimin e varfërisë, përfshirjen sociale dhe qëndrueshmërinë ekologjike. Duke theksuar se shteti është i angazhuar për integrimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në strategjitë kombëtare, ajo tha se së bashku me Zyrën e Kombeve të Bashkuara po punohet për përgatitjen e dokumenteve kyçe strategjike, duke përfshirë edhe Kornizën për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm (SDCF) 2026–2030”, njoftoi Kabineti.

Duke u kthyer në trajtimin e sfidave klimatike, presidentja theksoi se si shtet “po marrim hapa të vendosur, veçanërisht duke marrë parasysh pozicionin tonë gjeografik në një nga rajonet më të cenueshme në botë, Mesdheun”.

Sijanoska-Davkova theksoi se me Ligjin për Veprime Klimatike, vendi po e përshpejton kalimin në një ekonomi të gjelbër, ndërkohë që “paralelisht po kërkon nga BE-ja një qasje të vazhdueshme në financimin klimatik, pa marrë parasysh statusin në procesin e integrimit evropian”.

 

Diplomati gjerman shprehu “opinionet e dobishme për gjetjen e një zgjidhjeje që mund të kalojë bllokadën e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, duke respektuar parimet dhe vlerat thelbësore mbi të cilat bazohet Bashkimi Europian”.

Gjatë takimit me Felipe Polie, ndihmës sekretar i përgjithshëm i KB-së për çështje të rinisë, Sijanoska-Davkova theksoi aktivitetet e organizatës botërore lidhur me të rinjtë dhe planet për rajonin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More