Ahmeti: Nuk janë njerëz destabilizues ata që hapin çerdhe e universitete

nga D V

Shkup, 7 mars – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se ata çka hapin çerdhe dhe universitete nuk mund të jetë destabilizues.

Këto komente Ahmeti i bëri gjatë hapjes së çerdhes në Haraçinë të Shkpit.

“Pavarësisht gojëkëqijve, që na paraqesin si të rrezikshëm e destabilizues, nuk janë njerëz destabilizues e turbullues ata që hapin çerdhe, hapin universitete. Hapin universitete pikërisht mu aty ku u janë bërë plane shqiptarëve, për të shfarosur nënën, bashkë me fëmijët shqiptar.

Ne jemi bashkë me fëmijët këtu, me të ardhmen, dhe kjo e ardhme do të ketë mbështetje të gjeneratave që qëndrojnë mbi supe e shpatulla të të gjithë atyre njerëzve të plejadës, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, që shqiptarët të jenë të nderuar, të përfaqësuar dhe zot në shtëpi të vet”, tha mes tjerash Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More