Aksion i policisë në disa qytete, 13 të arrestuar për drogë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 tetor Zhurnal.mk – 13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë dhe Shtip. Gjatë kontrolleve, policia u ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie të bardhë pluhur dhe në formë kokrrizash, tableta dhe sende me përmbajtje pluhuri.

Nëntë persona janë arrestuar vetëm në Shkup, pasi tek ata janë gjetur marihuanë dhe materie të dyshuara narkotike. Në burgun e Prilepit, gjatë kontrollit të një të burgosuri 32-vjeçar, janë gjetur materie pluhur, disa tableta me ngjyra të ndryshme dhe sende me përmbajtje pluhuri.

“Po të njëjtën ditë, në orën 21:00, në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Kamjan e kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga fshati Pirok, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtur në stacion policor”.

Ndërsa në Demir Kapi, policia ka privuar nga liria një 29-vjeçar nga fshati Koreshnicë, tek i cili janë gjetur materie e bardhë pluhur dhe një tabletë. Rast tjetër, sipas MPB-së, është regjistruar edhe në Shtip, ku një 26-vjeçar nga Shkupi është kapur duke konsumuar marihuanë.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

artikuj të ndërlidhura