Aksion policor në Prishtinë, cak disa qendra të thirrjeve telefonike – Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me ndërkombëtarët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Forca të shumta policore kanë zbarkuar në një objekt afarist në Prishtinë, ku operojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center), duke zhvilluar një operacion hetimor në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se aksioni është ende në zhvillim.

“​​Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Luta.

Ndërsa Prokuroria Speciale deri më tani nuk ka dhënë detaje për dyshimet që lidhen me këtë operacion apo për personat ndaj të cilëve po zhvillohen hetimet.

artikuj të ndërlidhura