Prishtinë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, raporton Ekonomia Online.
Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998–1999, në komunën e Zveçanit, i pandehuri M.Gj., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe dhe nën përgjegjësinë individuale dhe komanduese, në cilësinë e komandantit të Repartit Policor (përbërja rezervë) në komunën e Zveçanit, dyshohet se ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile.
