Aktivitetet zgjedhore për Bërvenicën po zhvillohen pa pengesa dhe brenda afateve të parapara

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator Zhurnal.mk – Me qëllim të realizimit të aktiviteteve të parapara sipas Kalendarit të afateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zbatimin e Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, në seancën e sotme të 15-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve miratuam
Vendimin për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve.

Në rrjedhë e sipër janë aktivitetet për mbylljen e Listës Zgjedhore dhe konfirmimin e kandidaturave, ndërsa hedhjen e shortit për përcaktimin e renditjes së tyre do ta bëjmë në seancë publike më së voni deri më 23 shtator.

Jemi në koordinim të vazhdueshëm me KKZ Bërvenicë dhe të gjitha institucionet kompetente, me çka të gjitha kushtet e nevojshme do të sigurohen me kohë në mënyrë që qytetarët e komunës së Bërvenicës më 18 tetor të realizojnë pa pengesa të drejtën e tyre të votës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër